Transmetuar më 07-01-2020, 14:56

Përdhunuesi serial që dhunoi rreth 195 burra u dënua me burgim të përjetshëm. 36-vjeçari Reynhard Sinaga, me origjinë nga Indonezia, por me vendbanim në Mbretërinë e Bashkuar, u përcaktua nga prokuroria si "përdhunuesi më i madh në historinë juridike britanike", dhe u dënua për sulme seksuale.

Sipas hetuesve, të cilët posedojnë materiale videografike, Sinaga ka abuzuar me rreth 195 burra në dy vjet e gjysmë. Kjo është hera e parë që autoritetet zbulojnë numrin e abuzimeve dhe viktimave. Ky do të ishte numri më i madh i viktimave të abuzimit seksual nga i njëjti person në historinë juridike britanike.

Kurthet janë gjithmonë të njëjta: Sinaga priste viktimat e tij në dalje të klubeve të natës dhe më pas i tërhiqte ata në apartamentin e tij me arsyetimin se do ju ofronte atyre një pije. Atëherë ai i drogonte burrat dhe abuzonte seksualisht ndërsa ata ishin pa vetëdije.

Policia gjeti pamjet në telefonat celularë që filmuan sulmet. Do të ketë akoma edhe  rreth 70 viktima që agjentët po përpiqen të identifikojnë përmes këtyre videove.

Sinaga gjithmonë e ka mbrojtur veten duke thënë se në realitet viktimat do të kishin qenë të vetëdijshëm dhe të gatshëm. Burri ishte transferuar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2007 falë një vize studentore. Ai bëri dy vite nga Universiteti i Mançesterit dhe po ndiqte një doktoraturë nga Universiteti i Leeds kur u arrestua në vitin 2017.

Ai po punonte në një tezë të titulluar "Seksualiteti dhe Transnacionalizmi Ditor. Burrat gay dhe biseksualë nga Azia në jug deri te Mançesteri". Viktimat e para të Sinaga ishin kryesisht studentë të kolegjit, por më pas burri kishte filluar të shënjestronte klientët  e klubit nga Manchester, ku ai banonte./b.l/noa.al/