Transmetuar më 07-01-2020, 15:40

Dashi – Të filloni ditën me disa ushtrime do ju bëjë që të jeni në formë dhe të drejtoni gjithçka ju duhet gjatë ditës.

Demi – Rutina më e mirë për mëngjesin fillon që në mbrëmjen e kaluar. Për të mos nxituar në mëngjes, bëni mirë ti përgatisni gjërat që në darkë dhe të mos ndiheni sikur po ju ikin minutat. Kur keni gati ushqimin ose veshjen, do të keni më shumë kohë që të flini.

Binjakët – Komunikimi për ju është shumë i rëndësishëm, kështu që nëse i hidhni një sy postës elektronike ose mesazheve në celular që në mëngjes, do ju ndihmojë që të keni një ditë më të qetë.

Gaforrja – Të bëni një dush të shpejtë në fillim të ditës do ju lehtësojë gjatë ditës sepse do të keni një ndjenjë të freskimit dhe gjallëri.

Luani – Nëse doni të filloni mëngjesin në mënyrën e duhur, mjafton të preknin anën tuaj kreative dhe ta shpalosni gjatë ditës.

Virgjeresha – Ndoshta ju e dini që të rregulloni krevatin, të bëni një dush dhe të pastroni dhëmbët është gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes për të pasur një mendje të qetë dhe të mprehtë.

Peshorja – Balanca është çelësi për peshoret. Për të patur një ditë të mirë, mjafton të bëni pak meditim për të gjetur forcë që të vazhdoni me qetësi në pjesën tjetër të ditës.

Akrepi – Pavarësisht nëse është një dush super i nxehtë apo super i ftohtë, një vrapim intensiv ose një listë me gjërat që doni të bëni gjatë ditës, do t’ju bëjë të ndiheni mirë e të keni forcë gdhe energji.

Shigjetari – Rutina më e mirë e mëngjesit për ju është spontaniteti. Çfarë do që të keni në anxhendën tuaj, mjafton të jeni spontanë në mëngjes dhe do të ndiheni shumë mirë. Planet nuk janë për ju.

Bricjapi – Duke bërë një listë të gjërave që doni të përfundoni gjatë ditës, do ta keni më të lehtë që ti realizoni dhe stresi do të jetë shumë i vogël.

Ujori – Si një shenjë sociale me shumë miq, të filloni ditën me një postim në rrjete sociale do ju bëjë të ndiheni më të lumtur.

Peshqit – Vendosni një kufi se sa herë doni t’ju bjerë alarmi i zgjimit. Ose më mirë, vendosni disa në të gjithë dhomën tuaj, por me muzikë të këndshme që të zgjoheni me pozitivitet./a.m/noa.al/