Transmetuar më 07-01-2020, 17:45

Futbollistët veteranë nga Greqia, Italia, Shqipëria dhe Turqia do të luajnë më 10 janar për të mbledhur para për të prekurit nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Ndeshja miqësore do të luhet në stadiumin e Tiranës, ku lojtarët nga shtetet fqinje do të japin performancën më të mirë për kauzën e rëndësishme.

Krahas lojtarëve të famshëm do të jenë Gianluca Zambrotta dhe Simone Perrotta, të cilët u shpallën kampionë botërorë në vitin 2006 me Italinë; Hasan Sas, i cili ishte protagonist kur Turqia u rendit e treta në Kupën e Botës në vitin 2002; ish-lojtari i klubit italian Inter, George Karagounis, që ishte pjesë e kombëtares greke në vitin 2004 kur shteti fitoi Europianin.

Ndeshja është organizuar me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Tërmeti i fortë me magnitudë 6.4 goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019, duke marrë jetën e 51 personave dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në disa banesa të qytetit të Durrësit./a.m/noa.al/