Transmetuar më 07-01-2020, 20:50

Tre derra ia kanë mbathur nga ferma e tyre për të bërë një shëtitje në qytetin siberian, Tyumen.

Nëna dhe dy gicat hynë në një supermarket dhe vendi i parë ku u drejtuan ishte departamenti i pijeve alkoolike.

Brenda pak minutash, nëna hodhi në tokë dy shishe konjak dhe të tre nisën të thithnin alkoolin.

Stafi i habitur nga rrëmuja kërkoi menjëherë ndihmë për të larguar kafshët që të mos bënin dëme më të mëdha.

Një prej blerësve filloi të bënte shaka duke thënë: "Të gjithëve na pëlqen të pimë pak në këtë periudhë të vitit."

Mediat lokale thanë se stafi nxorri jashtë derrat, të cilët u morën më vonë nga pronari i tyre./a.m/noa.al/