Transmetuar më 07-01-2020, 22:29

Nga Petrit Sulaj

Ish Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Shqiptar

Situata e ditëve të fundit me fluturimet e Fly Ernest, nuk është diçka e re për opinionin dhe pasagjerët shqiptarë.

Që kur kjo kompani i u fut në tregun e dluturimeve në Shqipëri, u ngritën dyshime mbi besueshmërinë e operimeve të kësaj kompanie, prapa së cilës qëndrojnë pronarët e dikurshëm të Belle Air që shpalli falimentin në 2013 duke lënë në mêshirë të fatit mijëra pasagjerë.

Në atë kohë Autoriteti i Aviacionit Civil ndërhyri fuqishëm në mbrojtje të pasagjerëve duke ngritur këtë problem deri në nivelet më të larta teknike dhe politike këtu dhe në Itali.

U kontaktua ENAC, Autoriteti Aviacionit Civil Italian, Ambasadori Italian dhe u sigurua mbrojtja e pasagjerēve me anë të një kompanie tjetër po italiane, Blue Panorama. Pasagjerët ose nuk paguan ose paguan një tarifë minimale prej 50 eurosh për ti kthyer në destinacionet e tyre.

Në këtë mënyrë pasagjerët u ndihmuan, por u shmang dhe kaosi me operimet nga aeroporti Nënë Tereza në Rinas.

Krejt ndryshe paraqitet tashmë situata. Drejtori i autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar në mënyrë të papërgjegjshme u sugjerin pasagjerëve të aplikojn për rimbursim pranë kompanisë Fly Ernest kur dihet tashmë zyrtarisht që ata janë në pamundësi absolute për të paguar!!!

Një papërgjegjshmëri e tillë është normale për Krislen Kerin që në 2 vjet drejtim nē Autoritetin e Aviacionit Civil ia doli të shkatërrojë bërthamën e specialistëve të këtij institucioni duke e mbushur atë me staf të pakualifikuar dhe të paaftë për t’iu përgjigjur situatave të tilla.

Mos u habisni që nē këtë institucion të gjeni “specialistë” me diploma të “Kristalit”, me degë pa lidhje me aviacionin, mësues fiskulture, apo dhe pa diplomë fare. Për këto shklelje flagrante është shprehur qartë KLSH që ka vënë dukje shkeljet e bëra në vazhdimësi në përzgjedhjen e stafit jashtë kritereve profesionale të cilat janë obligim ndërkombëtar i Shqipërisë. Por kjo situatë sa vjen dhe rëndohet. Duam të tërheqim vëmendjen e autoriteteve qeveritare se ngjarjet e rënda në aviacion kanë impakt financiar shumë të madh, madje më të madh se pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Është përgjegjësi e Autoritetit të Aviacionit Civil që ka lejuar në mënyrë jo transparente operimet e kësaj kompanie duke i dhënë asaj akses në treg dhe orare, kur dihej fare mirë se ajo ishte në tejkalim të aftësive të saj operuese.

Pamundësia paguese bëhet shkak për operime jo të sigurta që cënojnë jetët e pasagjerëve, ndaj duket krejt e pavend madje abuzuese inaktiviteti i Autoritetit të Aviacionit Civil shprehur përmes qëndrimeve të tilla nga Krislen Keri tashmë i njohur për abuzimet e tij.

Nuk mund të sigurohet mbrojtje efikase e pasgjerëve sa kohë strukturat e aviacionit civil dhe drejtori i saj e kanë mendjen në realizimin e tenderave fiktivë dhe jo në mbarëvajtjen dhe mbikqyrjen e aviaconit.

* Qëndrimet e autorit janë personale dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht vijën editoriale të NOA.