Transmetuar më 08-01-2020, 13:11

Vrau gruan dhe vajzën 3 vjeçe, ndërsa më tej tentoi që ti jepte fund jetës, por u ndalua nga policia.

Tashmë i dyshuari i moshës 27-vjeçare, Ruben Darío, ndodhet në spital ku po merr mjekim, në gjendje arresti.

Krimi i rëndë në familje ndodhi gjatë natës mes të hënës dhe të martës, në një apartament në Esplugues de Llobregat, në Barcelonë të Spanjës.

I riu spanjoll vrau fillimisht gruan 28-vjeçare Mónica Linde dhe vajzën Ciara, ndërsa më tej tentoi vetëvrasjen, por u dnalua nga policia i plagosur, teksa tentoi që ti jepte fund jetës, shkruan noa.al.

Nga hetimet paraprake dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri të momentit, ndërkohë që ndaj të dyshuarit, Ruben Darío, i të cilit nuk bëhet me dije, nuk ka denoncime të mëparshme. /a.y/noa.al