Transmetuar më 08-01-2020, 14:51

Prindërit e harruan në ballkon për pesë orë në ndenjësen e tij, në rajonin rus të Khabarovsk, çka bëri që foshnja të gjejë vdekjen nga i ftohti, teksa temperaturat kishin shkuar -20 gradë.

Vogëlushi vetëm 7 muajsh u la në ballkon nga e ëma dhe i ati, të cilët mendonin se djali do të bëhej më i fortë nëse qëndronte paksa në ajër të hapur.

Gjatë së dielës, nëna 40-vjeçare e la fëmijën në ballkon me synimin për ta lënë për pak minuta, por e harroi aty për plotë pesë orë.

Kur u kujtua se djalin e kishte lënë jashtë, ishte shumë vonë, pasi foshnja kishte gjetur vdekjen nga i ftohti. Nga ekspertiza e kryer në trupin e fëmijës, rezultoi se kishte gjetur vdekjen nga hipotermia.

Autoritetet lokale deklaruan se në këtë periudhë të vitit temperaturat arrijnë në ekstreme, duke apeluar që të tregohet kujdes ndaj të vegjëlve, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten. /a.y/noa.al