Transmetuar më 08-01-2020, 15:11

Mbyt shoqen e saj të ngushtë dhe i merr vajzën e sapolindur, për ta regjistruar si të sajën. Amerikania Magen Fieramusca, nga Texas, u arrestua, nën akuzën e rrëmbimit dhe fshehjes së kufomës.

Kjo pasi vrau shoqen e saj të ngushtë Heidi Broussard, 33 vjeçe dhe i rrëmbeu vajzën e sapolindur, në tentativë për ta adoptuar. Nënë e bijë u zhdukën në fillim të muajit dhjetor dhe qysh nga ai moment nisën kërkimet për ti gjetur.

Kur Heidit i plasën ujërat, telefonoi shoqen e saj të ngushtë. Në momentin e lindjes, vogëlushja qëndroi nën kujdesin e Fieramusca, e cila vuri në jetë planin e saj të tmerrshëm.

Fieramusca ishte shtirur si shtatzënë për muaj me radhë, menjëherë pasi zbuloi se shoqja e saj e ngushtë priste një fëmijë. I thoshte Heidit se fëmijët e tyre do të rriteshin bashkë, pasi do të lindnin pak ditë larg njëra tjetrit.

Por befas një ditë Heidi u zhduk bashkë me vajzën, dhe nga kërkimet intensive, gruaja u gjet e vdekur në bahazhin e një makine, të parkuar pranë shtëpisë së Magen, shkruan noa.al.

Fieramusca në periudhën e shtatzënisë së rremë, vijonte takimet me ish-të dashurin e saj, me shpresë që pasi të merrte vajzën e shoqes, të ribashkoheshin.

Ishte pikërisht ish i dashuri i saj ai që lajmëroi policinë për gruan, ku pasi pa njoftimet e policisë kuptoi gjithçka, duke çuar në arrestimin e 33-vjeçares në ditët e para të janarit. /a.y/noa.al