Transmetuar më 08-01-2020, 16:09

Një nënë me pesë fëmijë nga Britania ka deklaruar varësinë e saj ndaj pudrës së bebeve duke thënë se mund të konsumojë 200 gramë në ditë.

Lisa Anderson, 44 vjeçe, filloi ta konsumonte 26 vite më parë i biri kishte bërë dush dhe po thahej. Ajo nuk i rezistoi dot erës tunduese që vinte nga pakoja dhe e provoi.

Dëshira e saj ndaj pudrës u rrit dhe tani, ajo konsumon pluhurin çdo 30 minuta, dhe madje ngrihet shpesh herë gjatë natës për ta ngrënë atë.

Ajo pretendon se mund të ketë shpenzuar rreth 8 mijë paund duke blerë pudrën, duke shprezuar  rreth 10 paund në javë.

Anderson e mbajti sekret këtë fiksim për një dekadë përpara se t’ia tregonte ish-partnerit, i cili pyeti përse shkonte vazhdimisht në banjë dhe tështinte.

Tani ajo ka marrë guximin të marrë ndihmë profesionale pasi mjekët dyshojnë se mund të ketë sindromën e picës.

Çrregullimi i ngrënies karakterizohet nga një detyrim për të ngrënë sende jo ushqimore, të tilla si bojë, pluhur dhe papastërti.

Pluhuri vlerësohet si helmues kur thithet ose hahet, dhe thuhet se është faktor për shkaktimin e mundshëm të kancerit tek gratë që kanë përdorur produktin në lëkurën e tyre për vite me rradhë. Por zonja Anderson nuk mund të rezistojë dhe e ha./a.m/noa.al/