Transmetuar më 08-01-2020, 23:00

Mediat kosovare besojnë se nesër mund të finalizohet përfundimisht një marrëveshje për koalicionin qeverisës në Kosovë.

Sipas skenarit që ato kanë ngritur duket se LVV do t’i japë LDK-së dhe një ministri tjetër si ajo e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, ku si emër për këtë ministri gjatë ofertës publike të dy ditëve më parë Rozeta Hajdarin.

Nga ana tjetër, kandidait kryesor për postin e Kryeministrit, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, veç kreut të qeverisë, i mbetet edhe posti i kryetarit të Kuvendit që është Glauk Konjufca si dhe katër ministri. LDK merr 6 ministri dhe më vonë edhe Presidentin.

Sipas të gjitha gjasave, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për të bashkëqeverisur.

LDK do t’i ketë 6 ministri:

Ministria e Jashtme, e Integrimit Europian dhe Diasporës

Ministria e Brendshme, e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal

Ministria e Arsimit dhe Kulturës

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 4 ministri:

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Financave dhe Transfereve

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Sportit

LDK-ja do ta ketë të drejtën për ta propozuar kandidatin për Presidentin e Kosovës, i cili do të përkrahet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Glauk Konjufca do të mbetet Kryetar i Parlamentit.

Vjosa Osmani do të mund të zgjidhet Ministre e Punëve të Jashtme ose Zëvendëskryeministre e parë.

/NOA.al