Transmetuar më 09-01-2020, 14:11

Një histori drithëruese e dhunës dhe abuzimit seksual në familje, e fshehur mes mureve të shtëpisë.

Natali, një grua 32-vjeçare që shihni në fotogaleri denoncoi të atin në polici, duke e akuzuar se e ka përdhunuar qysh kur ishte 9 vjeçe dhe se nga abuzimet që vijonin prej vitesh, kanë ardhur në jetë katër fëmijë.

Ngjarja rrënqethëse vjen nga Arequito (Santa Fe), në Argjentinë, kur gruaja pas mbi 20 vitesh abuzim, vendosi që të denoncojë babanë 57-vjeçar në polici.

Hugo Victor Aguirre që shihni në galeri, u arrestua këtë fillim javë, ndërkohë që në banesë ju gjetën dy armë zjarri, ku nën kërcënimin e tyre kanë ndodhur dhe abuzimet.

Ndërkohë më i madhi i fëmijëve është aktualisht 20 vjeç dhe të tjerët 17, 13 dhe 9 vjeç.

Tashmë pritet përgjigja e analizës së ADN-së, për të zbuluar nëse fëmijët e gruas janë fryt i abuzimeve seksuale nga babai.

Nga hetimet paraprake, 32-vjeçarja ka ngelur shtatzënë nga i ati qysh kur ishte fare e vogël, pasi prindërit ishin ndarë. Ndërkohë gjatë gjithë këtyre viteve, gruaja ishte mbajtur e mbyllur në shtëpi nën kërcënim dhe dhunë. /a.y/noa.al