Transmetuar më 10-01-2020, 13:00

Temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica në shumë zona të vendit, ndërsa në Pukë e gjithë sipërfaqja e liqenit ka ngrirë.

Përmes një njoftimi në në rrjetin social Facebook, ku njofton qytetarët e saj të bëjnë kujdes, bashkia e Pukës ka shpërndarë edhe foto nga liqeni i ‘grirë’.

“Për shkak të temperaturave të ulta që kanë karakterizuar qytetin tonë prej ditësh, Liqeni i qytetit të Pukës është ngrir në të gjithë sipërfaqen e tij.

Prindër! Përball kësaj situate porositni fëmijët tuaj të shmangin aventuren për të hipur mbi sipërfaqen e akullt të qytetit, pasi është me mjaft rrezikshmëri”, shkruhet në rrjetet sociale nga bashkia e Pukës./b.l/noa.al/