Transmetuar më 10-01-2020, 13:17

"Energjia dhe vizioni i të rinjve për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë në Shqipëri janë përherë frymëzuese".

Kështu është shprehur edhe Presidenti Ilir Meta pas një takimi që k zhvilluar sot me përfaqësinë e grupimit “UnionS” të nismës “Unë e Dua Vullnetarizmin”, me një kontribut të spikatur në shërbim të familjeve të prekura rëndë nga tërmeti.

"I falenderova për shembullin e duhur, jo vetëm për zhvillimin dhe konsolidimin e humanizmit dhe solidaritetit, por edhe për ndihmën e çmuar të dhënë ndaj komuniteteve në nevojë.

Shqipëria e ka të domosdoshme një dimension të ri social dhe pozitiv, që bazohet tek kontributi vullnetar i secilit prej nesh, për një shoqëri më njerëzore, më të përgjegjshme dhe më europiane, por edhe më të fortë dhe të pathyeshme përballë sfidave të globalizimit", shkruan Meta në postimin e tij në Facebook.

Sipas tij, "Aktivizimi vullnetar është një vlerë e shtuar, fuqizimi i të cilit na bën të gjithëve qytetarë më të mirë dhe shoqërinë tonë më të dashur, më njerëzore dhe më optimiste. 🇦🇱"/b.l/noa.al/