Transmetuar më 10-01-2020, 14:12

Enti Kombëtar i Aviacionit Civil në Itali, ENCAC del me deklaratë përfundimtare lidhur me pezullimin e licencës së kompanisë ajrore ‘Ernest’.

ENAC komunikon pezullimin e licencës të kompanisë ajrore ‘Ernest’: duke nisur nga ora 00.01 e 13 janarit 2020 nuk do të kryejë asnjë fluturim.

Siç u komunikua në deklaratën e 29 dhjetorit, Enti Kombëtar i Aviacionit Civil në Itali, ka pezulluar licencën për transportin e pasagjerëve dhe mallrave të operatorit ‘Ernest S.p.A’ duke nisur nga 13 janari.

Ndërrkohë, duke nisur nga ora 00.01 e të hënës së 13 janarit 2020, ‘Ernest’ do të ndërpresë çdo veprimtari.

ENAC fton pasagjerët që kanë prerë bileta nga ‘Ernest’, që pas datës 13 janar që të mos shkojnë në aeroport si dhe të kontaktojnë kompaninë ajrore për çdo informacion.

Pezullimi i licencës, shpjegon ENAC, vjen në bazë të rregullores së shërbimeve ajrore të komunitetit europian (CE) n. 1008 e vitit 2008. Romë, 10. 01. 2020. /a.y/noa.al

Kompanisë “Ernest” iu pezullua licenca, Aviacioni Civil informon si do kompensohen pasagjerët

Nga Belle Air tek Fly Ernest, çfarë ka ndryshuar në menaxhimin e situatës që prek mijëra udhëtarë

Aviacioni Civil Italian pezullon licencën e kompanisë Fly Ernest që prej 13 janarit

Aviacioni Civil Italian pezullon licencën e kompanisë Fly Ernest/ Çfarë ndodh me fluturimet