Transmetuar më 10-01-2020, 14:57

Instituti i Shëndetit Publik zbulon shkakun që i mori jetën policit të Rrugores në Tiranë, Mariglen Mestani në moshën 27-vjeçare.

Drejtoresha e ISHP, Silva Bino, duke u kujdesur ta theksojë se nuk kemi asnjë gjendje epidemike, tha se polici ishte prekur nga meningjiti, ose meningokoksemia, një infeksion i rëndë, që ka një evolucion tepër të shpejtë dhe është fatal. Sipas Binos, personat qe kane pasur kontakt me policin janë trajtuar me antibiotik.

“Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Është një sëmundje e transmetueshme dhe për personat e kontaktojnë marrë masat e duhura. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët. Kemi vetëm një rast të evidentuar. Rasti i Durrësit nuk ka dyshim për sëmundje të tillë. Mostrat po analizohen, duhet të presim rezultatin dhe të themi të vërtetën”, tha Bino.

Ndërkohë për rastin në Durrës, ku një grua humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore dhe që u dyshua nga gripi, Bino është shprehur se për këtë rast nuk dyshohet për grip por megjithatë kjo analizë po ekzaminohen.

"Rasti në Durrës kanë ardhur mostrat dhe po analizohen nuk ka patur shenja për këtë sëmundje. Ndërkohë ne kemi vetëm një rast me meningjit. Duhet të respektojmë personin që ka vdekur. Rastet janë sporadike. Nuk kemi të bëjmë me situatë epidemike. Personat që kanë pasur kontakt me të kanë marrë kurën përkatëse. Të gjitha rastet janë testuar dhe janë negativ për gripin.  Asnjë rast nuk është grip. Rasti i Durrësit po ekzaminohet dy raste të tjera janë të komunikuara se nuk janë grip. Situata po monitorohet", u shpreh Bino.

Ndërkohë si këshillë për të prekurit nga sëmundjet sezonale ka thënë se të gjithë këta persona nuk duhet të neglizhojnë. "Këshillë është që duhet të besojnë se Instituti po bën monitorimet. Jemi në një sezon normal të gripit. Nuk kemi intensitet të lartë. Kemi qarkullim të virusit të gripit por është e rëndësishme të dihet për ata që kanë probleme të mos neglizhojnë." ka thënë ndër të tjera Bino./b.l/noa.al/