Transmetuar më 10-01-2020, 16:09

Kryeministri Edi Rama ka vizituar një familje në Tiranë, e cila është prekur nga tërmeti. Rama tha se qeveria e bashkia nuk duhet të nxitojnë, sidomos me pallatet. Edi Rama vlerësoi se inxhinierët do të japin mendimin final e qeveria më pas do të veprojë.

“Nuk duhet të nxitojmë, sidomos me godinat me shumë banesa, pra pallatet, duhet një vlerësim inxhinierik. Duhet marrë mendimi i grupit të inxhinierëve, që ia vlen apo jo. Sepse përndryshe nxjerrim sytë për të vendosur veshët. Bashkitë kanë bërë vlerësimin paraprak, tani duhet vlerësimi final", tha Rama.

Më tej ai shtoi se, "Vlerësimi do të nxjerrë nëse pallati duhet prishur apo duhet të qëndrojë. Ta shikojmë si do të dalë pallati, që të jemi në rregull. Fatmirësisht Tirana është mirë, ndërsa probleme kemi pasur më tepër në zonën e Krujës dhe të Kurbinit”.