Transmetuar më 12-01-2020, 08:41

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet gjatë natës së lënë pas, për drejtuesit e rrezikshëm të mjeteve.

Monitorim i rrugëve me radar dhe drager është kryer në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës dhe orët e para të mëngjesit të së dielës për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë.

Akset nën shënjestër kanë qenë Sauk-Teg dhe Durrës-Tiranë.

Për pesë orë monitorim me Radar, u pezulluan 17 leje drejtimi për shpejtësi që varionte nga 138 deri në 170 km/h.

Kontrollet vijuan edhe me alkool/testues drager për të ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkooli apo në gjendje të dehur duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

“Mos shpejto të arrish aksidentin, shpejtësia vret jetën. Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mirë ju pret polici në rrugë. Zbato rregullat udheto i sigurt”, thotë policia në apelin e saj. /a.y/noa.al