Transmetuar më 12-01-2020, 09:32

Dëbora ka përfshirë zonat malore në qarkun e Korçës, duke bërë që disa rrugë të kalohen vetëm me zinxhirë.

Reshje më të mëdha kanë rënë në Dardhë, Voskopojë, por edhe Ersekë.

Trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 centimetër, duke bërë që të nevojiten zinxhirët për qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën e Dardhës.

Kjo për shkak të lagështirës dhe ngricave në rrugë.

Sakaq në rrugë po punohet për hedhjen e kripës, ndërkohë që apelohen drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes. /a.y/noa.al