Transmetuar më 12-01-2020, 12:52

Pak muaj pasi dha dorëheqjen si Kryeministër, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqejn edhe si k kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës .

Duke komunikuaer dorqëheqjen ai thotë se ky veprim vjen për shkak të zgjedhjeve të brendshme në parti.

Haradinaj sqaron se 100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe atë vetë janë në garë dhe se kushdo që merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës.

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, thotë ai.

Ai shprehet se kanë vendosur kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë dhe se në këto zgjedhje do të aplikohet parimi, një delegat një votë, me duke i hapur rrugëni zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së.

“Ne e kemi hapur votën në total, në këtë rast nëse kandidoj Ramush Haradinaj nuk e ka një kundërkandidat, por i ka 100 kundërkandidatë. Secili prej tyre nëse ja qet votën vetes edhe unë vetes i bie që të gjithë kemi votë të barabartë duhet të hymë në raund të dytë në raund të tretë e ku di unë. Kemi bërë lëvizjen më të guximshme të mundur për hapje të garës dhe po ashtu e kemi bërë një lëvizje të guximshme me Prishtinën. Ne i kemi mbajtur dje takimet për këshillat iniciues të 5 degëve të Prishtinës, ndarja zonale dhe jemi në proces e sipër prej 20 shkurtit fillojmë me kuvendet inicuese të degëve të Prishtinës dhe punojmë me strukturën tonë të degës me nivelin qendror por edhe me qytetarë por edhe me autoritete me profesionistë që shprehin interesim”, shprehet Haradinaj.

Ai shton se është bërë një lëvizje të guximshmedukre hapur garën në total në parti, një delegat një votë.

Po ashtu Haradinaj është në garë me mbi 100 kolegë të në të njëjtën kohë për kandidat për kryetar.

“100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe mua e marrin votën për kryetar cilido që e merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës. Është një garë më sfiduesja e mundshmja, është e ngjashme si për asamble por edhe bartësi i listës është në votë”, thotë Haradinaj për ‘Ekonomia Online’. /a.y/noa.al