Transmetuar më 13-01-2020, 08:47

Lahet në vaskën e banjës me smartphone në karikim, gruaja 45 vjeçe gjen vdekjen e shkrumbuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dole të Francës gjatë pasdites së 9 janarit, ku gruaja humbi jetën duke u larë.

Ajo ishte duke kontrolluar celularin e saj, teksa ishte në vaskën e banjës duke u relaksuar, por kontakti i tij me ujin, shkaktoi një shkarkesë të fortë korrenti, duke bërë që të gjejë vdekjen e shkrumbuar.

Trupi i gruas u gjet nga djali i saj në banjon e shtëpisë, shkruan noa.al.

Gruaja kishte pësuar arrest kardiak dhe pavarësisht dërgimit në spitalin e Besanccon gjeti vdekjen. Lidhur me ngjarjen në fjalë nga ana e policisë kanë niur hetimet. /a.y/noa.al