Transmetuar më 13-01-2020, 10:49

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka thënë se do të kërkojë "drejtësi" për personat e vrarë në bordin e aeroplanit ukrainas, i goditur nga Irani.

Duke folur në Edmonton, Alberta, Trudeau foli për 57 kanadezë të vrarë në atë katastrofë.

Kryeministri premtoi se do kërkon disa përgjgje nga Irani, i cili pranoi se goditja e aeroplanit ishte e gabuar dhe vrau 176 persona në bord.

"Kjo tragjedi nuk duhet të kishte ndodhur kurrë dhe unë dua t’ju siguroj për mbështetjen time në këtë kohë të vështirë…  duke ju thënë se do të kërkoj drejtësinë dhe përgjegjësinë për ju. Ne nuk do të dorëzohemi derisa të marrim përgjigje", tha Trudeau para 2300 personave.

Justin Trudeau ndoqi përmendoren të Dielën, ndërsa pati një tjetër protestë antiqeveritare kundër udhëheqësve të Iranit. /a.m/noa.al/