Transmetuar më 13-01-2020, 16:24

Policia në kryeqytetin iranian, Tehran ka mohuar që përplasjet me protestuesit ishin për shkak të ngjarjes me avionit ukrainas.

Oficerët kanë marrë urdhër që të përmbahen, njoftoi shefi i policisë.

Videot e përplasjes janë publikuar online pasi u filmuan të dielën dhe dukej që pati të shtëna me armë zjarri dhe u plagos një grua.

Protestat filluan të shtunën, pasi Irani pranoi se kishte goditur gabimisht avionin ukrainas ku u vranë 176 persona në bord.

Pjesa më e madhe e udhëtarëve ishin iranianë dhe kanadezë.

Për tre ditët e para pas rrëzimit, Irani mohoi që forcat e saj të armatosura kishin rrëzuar avionin dhe sugjeruan se kishte pasur një dështim teknik.

Pranimi i përgjegjësisë provokoi zemërim të gjerë në Iran kundër institucionit qeverisës./a.m/noa.al/