Transmetuar më 13-01-2020, 21:19

Gripi po merr jetë njerëzish. Alarmi vjen nga vende të ndryshme në mbarë botën, madje vitin e kaluar preku edhe vendin tonë.

Në SHBA, në dy raste të fundit, të një fëmije dhe një adoleshenteje, kanë alarmuar autoritetet.

Një 13-vjeçare nga Idaho vdiq për shkak të komplikacioneve të gripit më 5 janar, vetëm katër ditë pasi ajo kishte mbushur 14 vjeçe.

Liliana “Lily” Clark u dërgua me urgjencë më 27 dhjetor, në spital, me komplikacione në fyt dhe me ethe, ndërsa u diagnistikua me grip. Sipas "GoFundMe page", shuma për kurimin e saj shkoi në 11 mijë dollarë për më pak se një javë.

Clark u dërgua në shtëpi, me komplikacione më të lehta, por tre ditë më vonë, prindërit e nisën në spital me urgjencë sepse simptotat u komplikuan edhe më shumë, aq sa merrte frymë me vështirësi si dhe trupi i saj mori një ngjyrë jeshile.  Mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë më oksigjen, teksa niveli ishte 60 për qind, por ajo nuk ia doli të mbijetonte.

Sipas mjekëve Clark ishte prekur nga feumonia dhe MRSA (methicillin-resistant staphylococcus aureus). Mjekët zbuluan se edhe në truri i saj kishte pësuar gjakderdhje.

Ndërsa një 4-vjeçare nga Ioëa, e cila nuk ishte vaksinuar, mbeti e verbër pasi u prek nga gripi. Ajo mbijetoi me vështirësi, ndërsa pas këtij rasti prindërit e vajzës bëjnë thirrje që njerëzit të vaksinojnë fëmijët në kohë.

Jade DeLucia u ndje keq dhe pati ethe vetëm pak ditë para Krishtlindjeve, por edhe pse ia doli të mbijetonte, ajo mbeti me pasoja të rënda për tërë jetën.