Transmetuar më 13-01-2020, 21:38

Më 8 janar të këtij viti në Gjilan u gjet në njjë motel i vdekur një person i moshës 72-vjeçare. Ai, aty, kishte shkuar me një vajzë, mosha e së cilës nuk kishte qenë më e madhe se 30-vjeçe.

Edhe ajo nga Gjilani, sipas hetimeve  kohë pas kohe me persona të ndryshëm frekuentonte motelet kosovare.

Por një fat tragjik pati gjatë marrëdhënieve seksuale 72-vjeçari.

Duke duke kryer marrëdhënie intime, ai ka ndërruar jetë.

Në deklaratën e saj, vajza sipas "Ekspress" ka thënë:

“Kemi qenë duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomën e hotelit. Por ai në një moment ka ra në dysheme. Unë kur e kam pa ashtu, jam frikësuar edhe kam ikë nga moteli. Aty (në motel) kemi shku të dy me vullnet”.

Në pyetjet e policisë se nëse i moshuari në praninë e saj kishte pirë ndonjë medikament mjekësore, ajo ishte përgjigjur se në praninë e saj ai nuk kishte konsumuar medikamente.

“Jo, sa unë kam qenë aty, nuk e kam pas nëse ka pirë ndonjë medikament mjekësor ose diçka tjetër”, ka deklaruar ajo.

Policia e Kosovës po e heton rastin, si vdekje të dyshimtë/NOA.al