Transmetuar më 13-01-2020, 22:14

Quique Setien është zgjedhur trajner i ri i Barcelonës, duke pasuar në stolin katalanas Ernesto Valverde.

Bordi i Barcelonës miratoi vendimin unanimisht që 61-vjeçari të jetë trajneri i ri Blaugrana.

Ish-trajneri i Betis u propozua sot në mëngjes, për të marrë drejtimin e Barçës dhe pse surprizë emri i tij, Setien do të bëhet shefi i ri i Barcelonës.

Sot Valverde zhvilloi seancën e tij të fundit stërvitore. Presidenti Josep Maria Bartomeu e njoftoi atë se koha e tij me klubin kishte mbaruar. Pak pas pasdite, dhe pas një mbledhje të tensionuar të bordit, Setien u zgjodh si trajner deri në qershor.

Detajet e kontratës nuk janë përfunduar, por nuk priten probleme. Agjenti i Setien është tashmë në klubin e Barcelonës, ku edhe po firmos kushtet e kontratës./NOA.al