Transmetuar më 14-01-2020, 10:20

Zëdhënësi i magjistraturës së Teheranit, Gholamhossein Esmaili, bëri me dije se Irani ka nisur hetimet lidhur me avionin ukrainas të rrëzuar.

“Deri më tani janë arrestuar shtatë persona gjatë 72 orëve të fundit”, deklaroi Esmaili.

Ndërkohë Presidenti iranian Hassan Rohani, deklaroi se të gjithë përgjegjësit “duhet të ndëshkohen”.

Sipas tij, pranimi i fajit nga Forcat e Armatosura është një fakt i mirë.

Avioni ukrainas i rrëzuar në Teheran pak orë pas sulmit nga Irani mbi bazat amerikane në Irak, u rrëzua nga gabimi i një rakete iraniane anti-avion.

Nga rrëzimi i avionit humbën jetën 176 persona, mes tyre 63 kanadez. /a.y/noa.al

Në avionin e rrëzuar me raketë nga Irani, udhëtonin dy çifte të sapomartuar

Humbën jetën 176 persona, Irani pranon se shkaktoi tragjedinë me avionin ukrainas

Rrëzimi i avionit ukrainas, Kryeministri kanadez: U qëllua me raketë nga Irani

Zyrtarët ngrenë dyshimet serioze: Avioni ukrainas mund të jetë rrëzuar nga Irani