Ishte deklaruar e vdekur prej mjekëve, por u përmend atëherë kur të gjithë e kishin qarë, në mes të funeralit të saj.
Një mrekulli e vërtetë, e ndodhur në rajonin e Muchchandi, në Indi. Më mirë akoma bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur prej shëndetësisë së keqe.
55-vjeçarja Malati Chougule, prej ditësh kishte temperaturë të lartë, kishte humbur ndjenjat dhe ishte transportuar me urgjencë në spitalin e Belagavi, në shtetin indian të Karnataka.
Mjekët pasi e monitoruan për disa orë, tentuan që ta përmendnin por nuk ia dolën dhe kështu që e deklaruan të vdekur.
Kështu spitali i dha lajmin e tmerrshëm familjarëve të gruas, të cilët të premten e lënë pas e morën trupin në fshat.
Të afërmit e gruas, kishin nisur përgatitjet për ritet funebre sipas traditës hindu dhe trupi ishte lënë gjatë gjithë natës në kopshtin e shtëpisë.
Por pikërisht kur familjarët po përgatiteshin për ti dhënë lamtumirën e fundit këtë të shtunë, papritur gruaja hapi sytë, shkruan noa.al.
Shumë nga të pranishmit e cilësuan si mrekulli, ndërkohë që shkenca e njeh rastin e saj si koma të përkohshme. /a.y/noa.al