Transmetuar më 14-01-2020, 16:40

Prokuroria e Krujës ka paralajmëruar ankimin e vendimit të Gjykatës, e cila liroi nga burgu ish-anëtarin e Bandës së Durrësit, Endrit Dokle.

Në reagim thuhet se Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ka qenë pjesëmarrëse në këtë proces dhe ka mbajtur qëndrimin e plotë për rrëzimin e kërkesës, me arsyetimin se jo vetëm se nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit,  kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata.

Të gjitha kundërshtimet në lidhje me shkeljet procedurale si dhe zbatim të gabuar të ligjit Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë do ti parashtrojë në ankim brenda afatit ligjor.

Më tej, thuhet se prokuroria ka kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtares së çështjes, pasi i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të Dokles./b.l/noa.al/