Transmetuar më 14-01-2020, 20:08

Policia e Shtetit zhvilloi një mega-operacion, duke shoqëruar mbi 40 persona.

Deri tani janë zbardhur edhe emrat e 22 të ndaluarve.

Të ndaluarit, kryesisht zyrtarë dhe ish-zyrtarë në Kashar, Farkë dhe Vorë, u ndaluan pasditen e kësaj të marte.

Pjesë e listës që janë shoqëruar në polici janë ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

U ndaluan edhe arkitektet Stela Maze e Anila Harxhi, Merita Kushi, Bukurije Halili, Ali Dyrmishi, Vjollca Hoxholli, Gerti Çalliku, Jani Ikonomi, Qirjako Gjergo, Naim Shehi, Ermir Çina, Adhurim Qehajaj, Gëzim Shkalla, Pëllumb Fortuzi, Xhevahir Doda, Reis Muça, Hekri Disha, Agim Eski dhe Faik Fejzo.

Pritet te dalin emrat e të gjithë të ndaluarve.

Ata akuzohen për ndërhyrje të paligjshme në pallatet e dëmtuara për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit si edhe për shpërdorim detyre.

Nga tërmeti tragjik shumë pallate e shtëpi u dëmtuan edhe në Tiranë, çka nxori në pah cilësinë e dobët të punimeve. Në Durrës, pati gjithashtu rreth 20 zyrtarë të shoqëruar pak kohë më parë.

/NOA.al