Transmetuar më 15-01-2020, 07:51

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në një biznes në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në katin e parë të një pallati në rrugën “3 Dëshmorët”.

Siç mund të shihni nga pamjet më poshtë, nga shpërthimi dyqani thuajse është shkatërruar i gjithi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një byrektore, ku dyshohet për shpërthimin e një bombole gazi.

Për pasojë ka mbetur e plagosur bashkëpronarja dhe dy punonjëse, të cilat janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al