Transmetuar më 15-01-2020, 09:39
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim nga Interpol, është ekstraduar nga Zvicra drejt vendit tonë.

Ekstradimi u bë pasi i shumëkërkuari ishte dënuar me gjashtë vite burg.

Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i Glerian Hysenit, 43 vjeç, banues në Durrës.

Hyseni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Glerian Hyseni akuzohet në bashkëpunim me shtetasit Sh. Gj., A. M., dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake. /a.y/noa.al