Transmetuar më 15-01-2020, 10:58
Foto ilustruese

Si pasojë e temperaturave të ulëta, qyteti i Korçës ka patur prani të akullit në rrugë dhe trotuare.

Për këtë arsye ka patur dëme materiale si dhe lëndime njerëzish.

Deri tani, janë paraqitur 5 qytetarë në spital me fraktura, ndërsa të tjerë kanë pësuar përplasje të lehta mjetesh për shkak të rrëshqitjes.

Janë  raportuar 3 aksidente, por kanë pësuar vetëm dëme materiale, shkruan Ora News.

Ndërkohë, bashkia e Korçës nuk ka nisur ende kriposjen e rrugëve dhe trotuareve./noa.al