Transmetuar më 15-01-2020, 13:27

I tronditur pas vrasjes makabër të nënës së tij në Mallakastër, Miklovan Saliaj rrëfeu në studion e emisionit ‘Zemër të hapur’, se si e mori vesh lajmin për vdekjen e nënës së tij, Drita Saliaj.

“Më morën në telefon më thanë nuk gjendet mami. I thashë i keni shkuar në shtëpi. Më thanë kemi shkuar kemi trokitur dhe shtëpia është rrëmujë, por mami nuk është gjetur. Babi u nis nga Kreta për t’u kthyer, më pas më thanë të vi në Shqipëri, pa më dhënë shumë detaje”, tregon djali i të ndjerës Drita Saliaj, ndërsa thotë se me Luisin, një prej autorëve të krimit makabër rrëfen se kishte lidhje të mirë si kushërinj.

“Luisi ishte kushëriri im, si familjar, rrinim bashkë. Kisha rreth tre muaj që nuk e kisha takuar. Vinte rrinim në shtëpinë tonë. S’e kisha imagjinuar se do e bënte këtë gjë, asnjë prej tyre.” u shpreh ai.

Këto detaje që dalin ditë pas dite, si e përjeton…

Gjithë sa thuhet për hashashin, janë të pavërteta. Nëse do merrej me hashash, ne nuk do kishim ikur në Greqi, po do bënim këtë punë. Po për të qenë larg këtyre gjërave vajtëm në Greqi.

Pse Sindi ka dhënë këtë version?

Për të fshehur krimin.

I njeh të tre me çfarë merreshin?

Nuk ishin të arsimuar, me 8-vjeçare ishin të tre. Në fshat rrinin. Ervisi merrej me bagëti, dy të tjerët asgjë, rrinin në fshat.

Nipi i vrau gruan dhe e hodhi në rezervuar, bashkëshorti i viktimës tregon çfarë u gjet në shtëpi