Transmetuar më 15-01-2020, 14:03
Foto ilustruese

Një operacion policor i koduar “Vjosa” ka vënë në pranga një person të kapur me armë pa leje dhe municion.

Efektivët e policisë Tepelenë arrestuan në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure D. K., 40 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj.

Kjo pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak.

Gjithashtu, në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /a.y/noa.al