Transmetuar më 15-01-2020, 23:26

Pas lajmit që qarkulloi në media se kryeministri Edi Rama ka depozituar një padi ndaj homologut të tij kosovar.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, reagoi pas lajmit se homologu i tij Edi Rama ka depozituar një padi ndaj tij.

Kreu i qeverisë shqiptare, në padinë, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj tij, kur e ka akuzuar që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, kishin nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një mesazhi në "Facebook", Haradinaj tha se do të përgatisë një përgjigje në padi.

Sipas tij, padia e kryeministrit Rama, i cili akuzon Haradinajn për shpifje, është plotësisht e pabazuar dhe se po tenton që ai t’i ikë përgjegjësive.

Reagimi i Ramush Haradinajt:

Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.

/NOA.al