Transmetuar më 16-01-2020, 09:54

Policia Kufitare në portin e Durrësit, bllokon pasaporta, karta identiteti, karta shëndeti dhe karta banke të falsifikuara, duke vënë në pranga një person.

Mbrëmjen e së mërkurës, në zbatim të planit operacional policor “Start”, u ushtruan kontrolle të imtësishme në autobusët në dalje të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në autobusin me drejtues shtetasin R. M., 42 vjeç, banues në Shijak, poshtë timonit të automjetit,

shërbimet e policisë gjetën të fshehura 4 pasaporta çeke, 4 karta identiteti çeke, dy leje drejtimi automjeti çeke dhe dy karta bankare dhe shëndeti çeke, të dyshuara të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme arrestuan në flagrancë R. M., për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. /a.y/noa.al