Transmetuar më 16-01-2020, 11:31

OSHEE ka dhënë një njoftim tepër të rëndësishëm për disa zona që kanë mbetur pa energji elektrike.

Si pasojë e dëmtimit të fiderit 20kV nga një subjekt që punon për Unazen e Re në Shkozë, kanë mbetur disa vende pa energji elektrike.

Ndër to është zona rreth Xhamisë “Xhura”, “Artistikja”, Poliklinika 10, etj.

Ndërkohë, brigadat e OSSH janë duke punuar për riparimin e dëmit. /noa.al