Transmetuar më 16-01-2020, 13:10
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhue pranë fshatit Piraj, ku janë përplasur dy automjete.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërkohë që udhëtonte i vetëm në makinë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë, një makinë tip ‘Fiat’ me targa AA 677 MF me një mjet tjetër tip ‘Benz’ me targa AA 814 PR të drejtuar nga Ndue Marku.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al