Transmetuar më 16-01-2020, 13:50

“Më acaroi nga nervat”. Me këto fjalë u justifikua 74-vjeçarja Faye Richard, pasi vrau burrin me të cilin ishte martuar prej 45 vitesh.

Ajo dhe Kenneth, 76 vjeç, ishin duke udhëtuar me kamion në qendër të Norman, në Oklahoma, SHBA, kur gruaja mori pistoletën dhe e qëlloi për vdekje.

Disa kalimtarë dëgjuan ulërima dhe lajmëruan policinë në 7 janar, ndërsa u përballën me burrin e gjakosur në trotuar.

Gruaja e qëlloi të shoqin me plumb në kraharor, ku pas katër ditësh në spital, gjeti vdekjen.

Fillimisht gruaja tha se të shoqin e kishte qëlluar dikush tjetër, por në fund u dorëzua, duke treguar se gjithçka ndodhi pas një konflikti mes tyre, ku i shoqi e nervozoi.

Faye tashmë është arrestuar dhe shumë shpejt do të dalë para gjykatës, nën akuzën e vrasjes. /a.y/noa.al