Transmetuar më 16-01-2020, 15:07

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në Rimini të Italisë.

Aksidenti është shënuar rreth orës 18.00 të kësaj të mërkure, në rrugën Emilia, kur një makinë Mercedes e klasit A, e përplasi shqiptarin për vdekje.

Shqiptari i moshës 63-vjeçare Halim Sulejmani ishte duke ecur në rrugë kur u përplas nga makina.

Mjeti në fjalë e hodhi disa metra më tutje, duke bërë që 63-vjeçari të gjejë vdekjen.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al