Transmetuar më 16-01-2020, 15:23

Gjykata liron një tjetër të dënuar me burg. Ergys Kolaveri ka marrë masën e sigurisë "arrest shtëpie" nga Gjykata e Apelit.

Apeli rrëzoi më herët dënimin me 20 vite burg për Ergys Kolaverin, i akuzuar për atentatin me snapjer në burgun e Vaqarrit të mbetur në tentativë. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit në Tiranë.

Seanca është mbajtur sot dhe ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një person lirohet nga qelia pas ish- numrit 2 të bandës së Durrësit Endrit Dokles.

Në nëntor të 2017-ës, Kolaveri u dënua nga Gjykata për Krime të Rënda me 20 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar prokuroria ën atë kohë për atentatin e dështuar me snajper në burgun e Vaqarrit në vitin 2016.

Në 30 korrik të 2016-së, një atentat me snajper iu bë Gazmir Daçit në ambientet e brendshme të burgut të Vaqarrit. Gazmir Daçi ishte duke dalë në ambientet e jashtme të burgut, kur është qëlluar me snajper nga një kodër aty pranë. Plumbi nuk ka kapur Gazmir Daçin, por një të dënuar nga Kosova.

Sipas Prokurorisë Kolaveri ishte i pajisur me një armë të sofistikuar snajper dhe ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim për ta qëlluar.

Hasmëria: Më 4 nëntor të vitit të shkuar, shtetasi Gazmir Daci ka vrarë me armë zjarri pas një konflikti të mëparshëm, shtetasin Valmir Kolaveri dhe ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar/b.l/noa.al/