Transmetuar më 16-01-2020, 16:39

Çaji i kamomilit është një kurë e hershme e mjekësisë alternative e sidomos për qetësim para gjumit. Por cila është zgjedhja më e mirë për çajin e kamomilit, uji apo qumështi?

Një filxhan qumësht i ngrohtë me çaj kamomili rekomandohet më shumë nga mjekët si një qetësues para gjumit. Për një shëndet të mirë, ky kombinim është i duhuri.

Përbërësit:1 filxhan qumësht, 1 lugë gjelle kamomil të thatë, 1 ose 2 lugë gjelle mjaltë

Përzieje qumështin dhe kamomilin në një enë të vogël: lëri të ziejnë në zjarr të ulët për 15-20 minuta. Pije të ngrohtë.