Transmetuar më 16-01-2020, 17:24

Sigurohuni që fëmija juaj të ketë me vete edhe soxholinon për të udhëtuar në makinë. Ky është apeli i fundit i bërë nga policia për prindërit dhe drejtuesit e automjeteve.

Kjo për arsye se duke parë neglizhencën e theksuar të prindërve dhe të tjerëve ndaj zbatimit të normave të sjelljes që detyrojnë drejtuesin e mjetit apo personin përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve nën moshë, të përdorin sistemet e fiksimit sipas përcaktimeve të bëra në Kodin Rrugor shqiptar, si dhe rrezikun që u kanoset fëmijëve që nuk udhëtojnë në mjete me sisteme fiksimi të posaçme, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar ndjeshëm kontrollet dhe masat administrative për këtë shkelje që është shkak për aksidente rrugore, me pasoja fatale për jetën.

"Nga kontrollet parandaluese për këtë shkelje, përgjatë 48 orëve të fundit, nga rrugorët e kryeqytetit janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe 12 pasagjerë në cilësinë e mbikëqyrësit së fëmijëve nën moshën 12 vjeç. #SiguroniFëmijëtNëAutomjet# SistemiiFiksimitShpëtonJetë # PoliciaShërbenPërSigurinëTuaj", thuhet në njoftimin e policisë./b.l/noa.al/