Transmetuar më 16-01-2020, 19:44

Digjet fabrika e dyshekëve të babait të kryebashkiakut të Kavajës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë, ndërsa fabrika në administrim të Gjergj Krali, është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka veç dëme materiale.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët, ndërsa për t’i ndihmuar është nisur edhe një grup nga Tirana.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./b.l/noa.al/