Transmetuar më 16-01-2020, 21:19

Amir Rrahmani  është i destinuar të bëhet një lojtar i Napolit.

Nesër do të kryhen vizitat mjekëspre për mbrojtësin kosovar të Verona, i cili do të vesh bluzën e Napolit nga qershori i ardhshëm.

Blerja e tij konsiderohet një tjetër goditje e Napolit, pas mbërritjeve të Diego Demme dhe Stanislav Lobotka.

Mbrojtësi 25-vjeçar pritet të lidhë një kontratë me Napolin për pesë vjet. Futbollisti shqiptar do të përfitojë nga marrëveshja 1.8-milion euro, ndërsa klubi venedikas do të përfitojë 14 milion euro për kartonin e tij.

Rrahmani mbërriti në Itali për pak më pak se dy milion nga Dinamo Zagreb. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare U-21 dhe i Partizanit, deri në vitin 2016, ndoshta nuk mori asnjëherë vlerësimin e duhur në vendin tonë. U shit nga Partizani në Kroaci, për një shifër qesharake nën 500 mijë euro, tre vite më parë.

Nuk u thirr në kohë, në Kombëtaren A, duke bërë që ai t’i përgjigjet thirrjes së Kosovës.

Pas firmës me gjigantin e Seria A, Napolin, mbrojtësi do të qëndrojë në huazim te Verona deri në fund të sezonit dhe do të bashkohet me blutë, qershorin e ardhshëm.

Amir Rrahmani është një nga surprizat e këtij sezoni të Serisë A: blerë verën e kaluar nga Dinamo Zagreb. Ish-mbrojtësi i Kombëtares dhe i Partizanit ka dëshmuar pas mbërrijtes në Itali, se është një lojtar i nivelit të lartë. Te Verona Ivan Juric asnjëherë nuk i ka vënë në dyshim cilësitë e tij, pasi e ka aktivizuar në 18 ndeshje nga 19 të mundshmet.

Me formën që gëzon edhe mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla, Rahmani ka formuar me të një nga çiftet më të mirë të turneut, të paktën deri në këtë moment: Rrahmani është një mbrojtës modern që jo vetëm markon, por shquhet edhe në lojën e ajrit./NOA.al