Transmetuar më 16-01-2020, 21:34

Një makinë në ecje u përfshi papritur nga flakët, në tunelin që lidh Elbasanin me Tiranën.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Drejtuesi i automjetit ka arritur ta ndalë atë dhe të dalë në kohë jashtë automjetit, kur pa se u përfshi nga flakët.

Por flakët kanë shkaktuar panik dhe trafik në njërin kah të tunelit.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëses dhe policisë./NOA.al