Transmetuar më 17-01-2020, 12:46

Fundi i vitit që lamë pas, ishte i vështirë padyshim për të gjithë shqiptarët, pasi vendi u godit nga një tërmet tragjik.

I tillë ishte dhe për Greg Ramën, djalin e kryeministrit Edi Rama, i cili kishte mes viktimave të dashurën e tij, Kristina Reçi.

Tashmë Gregu i është kthyer angazhimeve, ndërsa këto ditë ka qenë i angazhuar me profesionin e tij. Ditët e fundit Gregu ka qenë në Greqi ku dhe ka çelur një ekspozitë.

Kujtojmë se postimet e tij të fundit kanë qenë lidhur me të dashurën e tij, e cila humbi jetën së bashku me familjen në tërmetin e 26 nëntorit.

Greg Rama edhe pse i ri është shfaqur në publik edhe me shkrime kritike për probleme të realitetit që na rrethon.

Me sa duket nuk ka si të ndodh ndryshe, për një pinjoll të ri që vjen nga një derë artistësh të njohur. Gjyshi i Greg Ramës, Kristaq Rama, ka qenë një nga skulptorët më të njohur në vend./b.l/noa.al/