Transmetuar më 17-01-2020, 13:08
Foto ilustruese

Një person është rrëmbyer në mes të ditës në zonën e Kamzës, në periferi të Tiranës.

Rreth orës 11:44 të ditës së sotme, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë  jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.

Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al