Transmetuar më 17-01-2020, 14:01

Mes lotëve dhe dhimbjes, përcillet në banesën e fundit aktori i njohur Xhevdet Ferri, i cili u nda nga jeta këtë të enjte.

Nën lotët e të shoqes, vajzës dhe familjarëve të tjerë, Xhevdet Ferrit iu dha lamtumira e fundit nga të dashurit e tij.

Të pranishëm në funeralin e aktorit që shenjoi kinematografinë shqiptare ishin shumë kolegë, miq dhe dashamirës, të cilët me sytë e përlotur dhe me lule në duar, u ndanë përjetë nga miku i tyre.

Xhevdet Ferri u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në mushkëri, në moshën 59-vjeçare.

Aktori Xhevdet Ferri, la pas një karrierë të pasur me interpretimet e tij në filmat “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”, “Vëllezër dhe shokë”, “Hije që mbeten pas”, “Dhe vjen një dite”, “Besa e kuqe”, “Vendimi” “Përralle nga e kaluara” etj. /a.y/noa.al