Transmetuar më 18-01-2020, 15:55

Ditën e djeshme, u publikuan pamjet e modeles Arbenita Ismajli duke u puthur me një djalë tjetër.

Momentet intime dolën nga celulari i ish-të dashurit të saj, histori që përfundoi rreth katër vite më parë.

Arbenita reagoi duke thënë se nuk e kupton se si një person mban gjëra të së kaluarës në telefon dhe shtoi se vijon e lumtur historinë me reperin Fero.

Por para kësaj, ajo bëri një paralajmërim për të gjitha faqet që publikojnë pamjet.

"Të gjitha faqet që po shpërndajnë gjëra të kaluara nga jeta ime private do të përballen me autoritetet dhe ligjin e Anglisë: burg ose shumë e madhe parash. Faqet do të mbyllen! Nëse mendoni se mund të përballeni me këto gjëra, vazhdoni", shkruajti Arbenita në Instagram.

Nuk është Fero! Publikohet video e Arbenitës duke u puthur me një tjetër